Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke përgëzuar të gjithë lojtarët, stafin, trajnerin dhe tifozët kuqezi.
Postimi i plotë
“Ky është pa asnjë dyshim barazimi më i ëmbël në botë. Një barazim që vlen sa një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Tani po, le t’i hapim sytë të gjithë dhe të themi: JEMI NË EUROPIAN!
Fjalët janë të pakta ta përshkruaj gëzimin e madh që ndjej sonte. Dhe jam i sigurt që jo vetëm unë. E gjithë Shqiptaria gëzon e feston sonte. Këta djem janë të adhurueshëm, ky staf trajnerësh me në krye trajnerin Silvinjo është i mrekullueshëm, këta tifozë shqiptarë janë të papërsëritshëm, kjo SHQIPËRI ??është krenari KOMBËTARE!
Tashmë kemi siguruar një vend në finalet e EURO 2024 dhe për këtë gjë jemi të gjithë shumë të lumtur, por na mbetet edhe vetëm një detyrë e vetme në këtë rrugëtim, për ta kthyer në të paharrueshëm. Të renditemi të parët në grupin E, për t’i treguar të gjithë botës se NE NUK JEMI THJESHT RASTËSI, POR JEMI VËRTETË MË TË MIRËT E KËTIJ GRUPI!
Çuna, stafi teknik i Kombëtares; trajneri Silvinjo dhe kapiten Gjimshiti – kemi edhe një ndeshje të hënën me Ishujt Faroe! Përqëndrim maksimal për të thyer rekordin e pikëve dhe për ta futur këtë Kombëtare në histori. Këtë Kombëtare që është vërtetë NDERI I KOMBIT!”, shkruan Duka./h.ll/abcnews.al