Qeveria holandeze ka njoftuar se do të japë një ndihmë ushtarake shtesë prej dy miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2024.
Është pjesë e një pakete më të gjerë që Holanda do t’i ofrojë Ukrainës vitin e ardhshëm që përfshin 102 milionë euro fillestare për rindërtim dhe ndihmë humanitare, shkruan Sky News.
Kjo do ta dërgojë shumën totale të ndihmës holandeze gjatë gjithë konfliktit në rreth 7.5 miliardë euro, tha Kajsa Ollongren, ministri holandez i Mbrojtjes.
“Ajo që është më kritike për mua është se ne do të ofrojmë dy miliardë euro shtesë ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm”, deklaroi ministrja./abcnews.al