Në kuadër të operacionit “Tempulli” është proceduar penalisht një 18-vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Gjithashtu theksohet se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar dozat e lëndës narkotike, kanabis dhe telefoni i të riut.
“Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, me fokus mjediset e frekuentuara nga të rinjtë, kontrolle të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/