Vijon operacioni i koduar “Sundimi i Ligjit”. Një 51-vjeçar nga Librazhdi ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim.
Policia e Librazhdit bën me dije se Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/