Gjykata e New York padit PepsiCo për ndotje plastike

schedule09:35 - 17 Nëntor, 2023

schedule 09:35 - 17 Nëntor, 2023

PepsiCo është paditur nga shteti i Nju Jorkut për ndotje plastike përgjatë lumit Buffalo që dyshohet se po ndot ujin dhe po dëmton jetën e egër. Zëdhënësi i PepsiCo tha për BBC-në se ka qenë “transparent në rrugëtimin e tij për të reduktuar përdorimin e plastikës”.

Javën e kaluar Coca-Cola, Danone dhe Nestle u akuzuan për pretendime të tilla në lidhje me shishet e tyre plastike.

PepsiCo është kompania e dytë më e madhe e ushqimit në botë dhe shumë korporata të tjera të mëdha janë përballur me padi nga autoritetet lokale për ndikimin e tyre në mjedis.

/abcnews.al