Disa të shtëna u raportuan në pikën e kontrollit të tuneleve pranë Jerusalemit.
Sulmi është marrë përsipër nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Qassam, i cili ka anëtarë në Bregun Perëndimor të okupuar, shkruan Al Jazeera.
Në një deklaratë, grupi tha se disa nga anëtarët e tij “sulmuan forcat armike në postbllokun ushtarak” midis Betlehemit dhe Jeruzalemit të pushtuar Lindor.
Ata ishin në gjendje të “vrisnin dhe plagosnin një numër ushtarësh sionistë”, thuhet në deklaratë. Sulmi u krye për të “hakmarrë … martirët” në Gaza, shtoi ai.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se një ushtar izraelit është vrarë nga të shtënat./abcnews.al