Finlanda mbyll pikat kufitare me Rusinë

schedule15:11 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:11 - 16 Nëntor, 2023

Finlanda do të mbyllë 4 nga 9 pikat e saj kufitare me Rusinë, duke akuzuar Moskën se po lejon migrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin mes dy vendeve, njoftoi sot qeveria finlandeze

“Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e vendkalimeve kufitare Vaalima, Nuiyama, Imatra dhe Niirala në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë”, tha Ministrja e Brendshme Marie Radtanen në një konferencë për shtyp.

Qeveria finlandeze kishte paralajmëruar të martën se po shqyrtonte mbylljen e kufirit me Rusinë, duke shprehur dyshime se Moska po përpiqej të destabilizonte vendin, i cili u bashkua me NATO-n në prill.

Finlanda ka shënuar rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm gjatë javëve të fundit nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, veçanërisht nga Iraku, Somalia dhe Jemeni.
“Duam që ky fenomen të ndalet, duam që aktiviteti në kufi të kthehet në normalitet”, shtoi kryeministri.

/abcnews.al