EMRI/ Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse të një gjimnazi në Lushnje, vihet në pranga 37-vjeçari

schedule14:17 - 15 Nëntor, 2023

schedule 14:17 - 15 Nëntor, 2023

Besmir Beqiri ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse. Mësohet se 15-vjeçaret kanë qene brenda perimetrit të gjimnazit, kur 37-vjeçari i ka ngacmuar.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!