Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Izraeli, shtet terrorist”, Erdogan: Po kryen krime lufte, ka shkelur ligjin ndërkombëtar

schedule11:34 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:34 - 15 Nëntor, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se Izraeli ishte një “shtet terrorist” që kryen krime lufte dhe shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza, ndërsa tha se grupi militant palestinez Hamas nuk ishte një organizatë terroriste.

Ai tha se Hamasi ishte një parti politike që ishte zgjedhur nga palestinezët. Duke folur me ligjvënësit në parlament, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu Benjamin Netanyahut të njoftonte nëse Izraeli kishte bomba bërthamore apo jo.

Erdogan vazhdoi tha se Turqia do të punojë në skenën ndërkombëtare për të siguruar që izraelitët të njihen si terroristë.



Turqia ka tërhequr diplomatët nga Izraeli në vazhdën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Izraeli nuk ka treguar kurrë publikisht nëse posedon armë bërthamore, megjithëse më herët në luftën kundër Hamasit, një ministër në qeverinë e Netanyahut deklaroi se hedhja e një arme bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca është në Kajro, ku do të takohet me homologun egjiptian Abdel Ghaffar për të diskutuar për furnizimin e ndihmës në Gaza dhe transferimin e disa pacientëve në Turqi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!