Tragjike në SHBA, burri qëllon për vdekje gruan përpara syve të fëmijëve

schedule11:14 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:14 - 15 Nëntor, 2023

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka vrarë partneren e tij në sy të fëmijëve. Jameka Williams, nga Misuri, po bëhej gati të dilte dhe të argëtohej të premten mbrëma. Teksa ajo drejtonte flokët, partneri i saj dhe babai i dy prej katër fëmijëve të saj e qëlloi dhe e vrau.

Pas të shtënave fatale, vajza 14-vjeçare e Williams telefonoi teze duke bërtitur.

“Babai im sapo vrau nënën time”, i tha 14-vjeçarja tezes. Burri iku me makinën e tij dhe që atëherë nuk është parë më, raporton Neë York Post.

“Është e dhembshme që fëmijët duhej të kalonin këtë përvojë traumatike. Këto do të jenë kujtimet e fundit që do të kenë nga mamaja e tyre”, tha e shokuar motra e viktimës.

Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja dhe autori janë konfliktuar përpara se ai ta qëllonte. Familjarët e gruas thonë se lidhja e saj me autorin kishte nisur që kur ata ishin në shkollë dhe që nga ajo kohë ka pasur shumë luhatje.

“Kur e pa duke i rregulluar flokët dhe duke u bërë gati të dilte me miqtë, tha ‘nuk do të shkosh askund, sot është dita’.

Më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar”, tha një i afërm i 38-vjeçares.

Viktima kishte katër fëmijë. Tre nga vajzat e saj, të moshës 14, 12 dhe 7 vjeç, dëshmuan vrasjen e tmerrshme pasi personi i armatosur tregoi dhe qëlloi nënën e tyre para tyre.

Fëmija i vetëm që nuk ka qenë “i pranishëm” në vendin e krimit është djali i saj 18-vjeçar.

/abcnews.al