Kopshtet kalojnë në “sitë”, evidentohen 81 subjekte në shkelje ligjore

schedule10:00 - 15 Nëntor, 2023

schedule 10:00 - 15 Nëntor, 2023

Pas dhunës së 3-vjecares në një kopsht në Tiranë, autoritetet kanë nisur kontrollet në të gjithë Shqipërinë dhe po verifikojnë institucionet parashkollore. Policia e Shtetit thotë se janë kontrolluar 201 subjekte, në të gjithë vendin, ndërsa për 81 prej tyre kanë rezultuar se kryenin aktivitet në kundërshtim të plotë me ligjin.

Konkretisht, janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte në të cilat kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt, nga këto: 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

Sakaq, 18 të tjera kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin. Këto subjekte do të ndëshkohen me masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!