Rusia synon t’i çojë në luftë nga 500 banorë në javë prej një rajoni siberian

schedule22:34 - 14 Nëntor, 2023

schedule 22:34 - 14 Nëntor, 2023

Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajon me shumicë etnike jo ruse në verilindje të Siberisë, t’i dërgojë nga 500 burra në frontin ukrainas çdo javë për ta përmirësuar renditjen e vet.

Aleksandr Avdonin, komisar ushtarak i Jakutias, tha në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarët lokalë në shtator se ky rajon ishte i fundit në renditjet e rajoneve që rekrutojnë trupa, shkruan REL.

Jakutia e kishte përmbushur vetëm një të tretën e planit të rekrutimit, Avdonin kishte thënë, sipas grupit për të drejtat e njeriut Fondacioni për Jakutian e Lirë, i cili e siguroi një audio incizim të takimit.

Ky ishte vendi me shkallën më të ulët të rekrutimeve në rajonet lindore të Rusisë, tha ai.

Ai u bëri thirrje zyrtarët t’i dërgojnë nga 15 banorë prej çdo rrethinë çdo javë deri në përfundim të vitit. Jakutia, njëra prej rajoneve më të varfra në Rusi, i ka 36 rrethina, që do të nënkuptonte dërgimin e 540 burrave çdo javë në luftën në Ukrainë.

Jakutët, një popull që flet gjuhën turkike, është grupi më i madh etnik në Jakutia, i ndjekur nga rusët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!