Nuk kishte ndodhur më parë, kapiteni i Izraelit del para mediave me një këpucë fëmije në duar

schedule21:29 - 14 Nëntor, 2023

schedule 21:29 - 14 Nëntor, 2023

Izraeli do të luajë nesër në Hungari me Zvicrën në kualifikueset për Kampionatin Europian.
Kapiteni i bardhebluve Eli Dasa, foli për pritshmëritë, përgatitjet dhe situatën në Izrael, ndërsa u ndal edhe tek Nave Shoham, djali 8-vjeçar i cili u rrëmbye nga Hamasi dhe tani po mbahet peng në Rripin e Gazës.

“Kishte pritshmëri për t’i sjellë lumturi popullit të Izraelit, por tani ne po presim me padurim për pjesën tjetër të ndeshjeve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u sjellë buzëqeshje fëmijëve të Izraelit.”

Para përfundimit të konferencës për shtyp, Dasa foli për Nave Shoham dhe këpucën e tij të futbollit që ai solli në ndeshjet e Kombëtares së Izraelit, “Kjo këpucë i përket Nave Shoham, i cili është një djalë 8-vjeçar. Është e vështirë të flasësh tani, por nuk mendoj se askush prej jush mund ta imagjinojë historinë pas kësaj këpucëje. Ky djalë aktualisht po mbahet peng në Rripin e Gazës me shtatë anëtarë të familjes së tij. Gjithçka që ka mbetur nga shtëpia e tij është kjo këpucë. Ne po e presim atë këtu.”/ h.ll/abcnews.al