Prej kohësh tashmë në mediat evropiane është përfolur se anësori kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies është një nga objektivat e “galaktikëve” të Real Madrid, për mekaton e ardhshme të verës, me “pistonin “ 22-vjeçar, që mund të thuhet me plot gojë se është një nga më të mirët në botë për pozicionin e tij.
Mirëpo, Presidenti i “bavarezëve”, Herbert Heiner është shprehur se “gjigantët” e futbollit gjerman nuk kanë ndërmend ta lëshojnë “yllin” kanadez, duke llogaritur këtu faktin, se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2025.
“Davies është lojtari ynë edhe për dy vite të tjera. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në gjirin tonë dhe e cilësojmë si mbrojtësin e majtë më të mirë në botë. Sigurisht që duam ta mbajmë Alphonso-n dhe shpresojmë se dëshira e tij është e njëjtë si jona”,- u shpreh Heiner.
Ndërkaq, kujtojmë se në “Allianz Arena”, Davies u transferua në verën e vitit 2019, ku “bavarezët” shpenzuan plot 14 milionë euro në arkat e skuadrës kanadeze Vancouver. Përsa i përket sezonit aktual, Davies ka zhvilluar deri më tani plot 18 ndeshje, në 4 kompeticione të ndryshme, ku ka arritur të regjistrojë 3 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al