Mund të thuhet me plot gojë, se te suedezët e Goteborg, “fantazisti” i Kombëtares shqiptare, i cili këtë nëntor u ftua për herë të parë nga teknikut Sylivnho, Arbnor Muçoli po kalon momentin më fantastik në karrierën e tij, teksa ka arritur të kthehet në një protagonist të skuadrës suedeze.
“Ylli” 24-vjeçar i sulmit arriti të dhurojë një asitim perfekt në minutën e 95’-të të sfidës, ku një krosim potent i tij drejt zonës kapet bukur nga Adam Carlen, i cili me një gjuajtje “gërshërë” çon topin në rrjetë, për të “vulosur” qëndrimin në eltiën e kampionatit suadez të futbollit.
Muçoli kishte mundësinë që të hynte dhe në listën e golashënuesve, por nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 89’ të sfidës, “fantazisti” i sulmit të Goteborg gaboi duke mos arritur dot të çonte topin pas shpatullave të portierit Andersson.
Ndërkaq, kujtojmë se Muçolli u transferua si një lojtar i lirë gjatë merkatos së verës në Suedi dhe në sezonin e tij të parë, te Goteborg, “ylli” shqiptar i sulmit ka zhvilluar plot 17 paraqitje, ku ka arritur të shënojë plot 6 gola, si dhe të dhurojë 3 asistme. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: