Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Bruksel, i pranishëm edhe Igli Hasani

schedule17:09 - 12 Nëntor, 2023

schedule 17:09 - 12 Nëntor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!