GRAMSH- Në Kukur të Gramshit vijon puna për ndërtimin e urës, që lidh fshatin me mbi 1600 banorë, me pjesën tjetër të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa ministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet.
Shefi i qeverisë thotë se këto ndërhyrje do vazhdojnë të kryhen në çdo cep të vendit për të adresuar problemet dhe kërkesat e komunitetit.
“Në Gramsh, vijon puna për ndërtimin e urës në fshatin Kukur. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke ju shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit. Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”, shkruan Rama/abcnews.al