Lihen në burg të tre banorët e arrestuar të Unazës së re, Avokati: Vendim politik 

schedule10:38 - 13 Tetor, 2019

schedule 10:38 - 13 Tetor, 2019

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të lërë në burg, 3 nga 6 banorët e arrestuar tek Unaza e Re pas protestës së përditshme kundër prishjes së banesave.

Avokati i tyre, Artan Murrizi e cilësoi masën e Gjykatës si të paligjshme pasi në protestë kanë qenë edhe dhjetëra persona të tjerë.

“Kjo është protestë një vjeçare dihen tashmë motivet dhe për çfarë protestohet. Ka 3 ditë që kanë hyrë në fuqi ndryshimi i kodit penal, por kjo nuk e rëndon këtë situatë,.nëse d të arrestosh ka arresto të gjithë unzës këto kanë dalë në mënyrë spontane. Nuk ka bllokim qarkullimi nga 3 individë. ky është një vendim politik se nuk mund të arrestosh tre banorë për bllokim rruge”.

Bashkëshortja e Gramoz Shehut, një prej banorëve të arrestuar, tha se ndaj tyre po bëhet padrejtësi, por protesta nuk do të ndalet.

“Arsyen as sot nuk e di nuk ishim në protestë ishte një ditë më parë kur po pinim kafen e mëngjesit erdhi policia i tha ti do të vish me ne. Nuk e kuptojmë se kush është aryseja, ndoshta mund të jetë ndonjë arsye politike”.

Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pas vendimit të gjykatës, tha se Kryeministri Rama po dënon qytetarët në vend të kriminelëve, që tu ndalojë të drejtën e protestave.

Të hënën, Gjykata do të caktojë masat e sigurisë edhe për 3 banorë e tjerë të Unazës së Re, të cilët janë arrestuar nga Policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!