Plas te Partizani. Edhe pse thuhet se raporti i lojtarëve me trajnerin është i mirë, realiteti është tjetër. Sigurisht nuk pritet që ndonjë nga palët t’i shpresë pakënaqësitë publikisht. Ditën e djeshme trajneri Franco Lerda ka nxjerrë nga fusha një tjetër futbollist, mbrojtësin Esin Hakaj
Jo vetëm kaq, por mes tyre ka pasur edhe një debat në distancë. Fjalor jo i përshtatshëm dhe kërcënime, këto janë përfundimet që nxjerr kur lexon ato që trajneri dhe mbrojtësi i kanë thënë njëri-tjetrit. Gjithçka është publikuar në numrin e sotëm të së përditshmes sportive, “Panorama Sport”.
DEBATI I ZBARDHUR MES LERDËS DHE HAKAJT
Lerda: “Luaj më shpejt, vrapo, mos ec!”.
Hakaj: “Mos na çaj t*apin”.
Lerda: “Nuk prish punë, se e shohim te rroga, kur të marrësh gjobë”.
Hakaj: “Mos më fol më, mbylle gojën, se si shumë të kemi duruar”.
GJOBAT – Në kampin e kuq kanë aplikuar gjoba disa herë për lojtarë të veçantë. Gjithçka është mbajtur e fshehur. Kryesisht ato janë vendosur pikërisht për shkelje disiplinore. Edhe këtë herë me shumë mundësi nuk do të mungojë një e tillë ndaj Hakajt. Problemi kryesor te Partizani është eliminimi i ngjarjeve të tilla.
Nëse një vit më parë kishte shumë harmoni dhe trajneri Skënder Gega ua pat gjetur “telat” futbollistëve, sivjet gjërat janë krejtësisht ndryshe dhe nga momenti në moment pritet që të ketë përplasje, kjo edhe prej karakterit të teknikut Lerda, i cili nuk duron shumë dhe thotë diçka në moment. /abcnews.al