“Buxheti i vitit 2024 është një buxhet social”/ Balluku: Jemi në një moment të qëndrueshëm ekonomik! Janë adresuar projekte të mëdha

schedule20:42 - 10 Nëntor, 2023

schedule 20:42 - 10 Nëntor, 2023

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se mbështetja buxhetore për investimet kapitale për 2024 përbush 80 % sa i përket kostove operacionale apo investimeve.

“Shqipëria ka një vëmendje shumë të madhe te zhvillimi bujqësor i vendit pasi është mbi 20% i GDP, kemi arritur mbi 500 milionë euro eksporte. Këto na bëjnë të mirëkuptohemi dhe patjetër infrastruktura është ajo që mban peshën më të madhe në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër projektet e mëdha tashmë janë adresuar. Ajo ç’ka duhet të bëjmë, duke iu referuar edhe FMN nuk duhet të krijojmë borxhe të prapambetura, kështu që, unë do të thoja se është një buxhet që I plotëson të gjitha kushtet për të çuar përpara projektet strategjike për të hapur projekte të tjera të rëndësishme për vendin”, u shpreh Balluku.

Pyetje: Buxheti tashmë është në Kuvend, ministria e Infrastrukturës është parashikuar të marrë 52.7 miliardë lekë. A i përmbush ky fondet, të gjitha prioritetet që ju keni?

Përgjigje: Mbështetja buxhetore për investimet kapitale për 2024 përmbush 80% të nevojave që ne kemi parashikuar sa I përket kostove operacionale ose edhe investimeve. Jemi të vetëdijshëm se buxheti 2024, është një buxhet social. Në prill do të kemi rritjen më të lartë të pagave për një sërë profesionesh siç janë mësuesit, policët, infermierët, një pjesë e administratës. Me mirëkuptim të plotë kemi dizenjuar një buxhet që nuk do të lerë asnjë punë pa bërë, por kemi qenë të kursyer dhe jemi munduar të mirëkuptojmë të gjithë politikën e çdo sektori, siç është çështja që ne duhet të fokusohemi te arsimi, çështjet bujqësore. Shqipëria ka një vëmendje shumë të madhe te zhvillimi bujqësor i vendit pasi është mbi 20% i GDP, kemi arritur mbi 500 milionë euro eksporte. Këto na bëjnë të mirëkuptohemi dhe patjetër infrastruktura është ajo që mban peshën më të madhe në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër projektet e mëdha tashmë janë adresuar. Ajo ç’ka duhet të bëjmë, duke iu referuar edhe FMN nuk duhet të krijojmë borxhe të prapambetura, kështu që, unë do të thoja se është një buxhet që I plotëson të gjitha kushtet për të çuar përpara projektet strategjike për të hapur projekte të tjera të rëndësishme për vendin. Dhe për të kryer të gjitha operimet që duhen siç janë çështjet e mirëmbajtjes së rrugëve, apo siç është energjia, apo një sektor që e kemi vënë si prioritet që është sektori minerar për 2024. Unë besoj se pavarësisht që asnjëherë nuk plotësohen të gjitha kërkesat, nëse do të kemi eficense do të jetë një nga buxhetet më të mira që kemi patur, por duke patur parasysh që Shqipëria do të ndjejë këtë vit një ndryshim  shumë të madh sa i përket nivelit të pagave. Qeveria duhet të jetë krenare për punën që ka bërë, pasi ka qenë një punë e vështirë, periudha krizash të vazhdueshme, por mund të themi se jemi në një moment të qëndrueshëm ekonomik, dhe zhvillimi ekonomik është i qartë, I prekshëm nga qytetarët dhe ajo ç’ka pritet në të ardhmen, me të vërtetë është pozitive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!