Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABCNews foli progres raportin për Shqipërinë, duke thënë se krahasuar me rajonin Shqipëria ka inflacionin më të ulët.
Gjithashtu Balluku u shpreh se raporti theksoi se ka arritje në luftën kundër korrupsionit , dhe gjithçka ka ndodhur në dy vitet e fundit.
Pyetje: E vlerësuat progres raportin si një nga raportet më pozitive për Shqipërinë, ku është bërë më shumë punë dhe ku duhet bërë edhe më shumë?
Belinda Balluku: Unë me të vertetë e vlerësova, por e vlerësoi edhe ambasadori Soreca. Pra, që është progres raporti më pozitiv që ne kemi marrë ndër vite. Sigurisht theksoi është vënë të reforma në drejtësi dhe të gjitha arritjet që janë konkrete në atë fushë, pra me krijimin e organeve të pavarura. Ka arritje në luftën kundër korrupsionit, nga krijimi i SPAK, vendosja e kryeprokurorit të ri, por gjithashtu edhe gjithcka ka ndodhur në dy vitet e fundit, duke qenë se tashmë i referohen edhe me statistika të gjithë dosjeve apo edhe inicimit të proceseve të ndryshme. Për ne është një arritje shumë e madhe cfarë kemi arritur me Moneyval. Javën e fundit të tetorit, Shqipëria ka dalë nga lista gri, duke e kthyer kështu në një vend të sigurtë për investitorët e huaj dhe duke na incentivuar për të shkuar më përpara me të gjitha reformat shtetformuese. Sigurisht është vlerësuar stabiliteti ekonomik i vendit. Nuk duhet të harrojmë që krahasuar me rajonin Shqipëria ka inflacionin më të ulët. Banka e Shqipërisë ka shpallur ditët e fundit sa ka qenë inflacioni i tremujorit të tretë të vitit, që është në mos gaboj 4.2 dhe ndërkohë kemi synim që të shkojmë rreth 3% me shifrën e inflacionit deri në qershor 2024. Edhe kjo është shkruar dhe është në raport, ekonomia e qëndrueshme. Dicka për të cilën unë krenohem ka të bëjë me energjinë. Energjia mbante edhe ajo një pjesë duke shënuar të gjitha arritjet që kemi bërë për diversifikimin e burimeve energjitike për hapjen e tregjeve të përbashkëta rajonale dhe përputhshmërine me ligjet e BE. Ka shumë fusha, por unë përmenda ato që janë më të rëndësishme të cilat, janë konsideruar me një ecuri të qëndrueshme të mirë apo të moderuara. Ndaj do vijoj të përsëris që është progresraporti më i mirë që kemi marrë deri më sot dhe që është një progress raport real I cili certifikon të gjitha detyrat e shtëpisë që janë bërë nga qeveria shqiptare.
/abcnews.al/