Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rritet frika se Hezbollahu mund të kryeja masakra në veri, jeta për izraelitët në kufirin me Libanin është kthyer në makth

schedule16:55 - 10 Nëntor, 2023

schedule 16:55 - 10 Nëntor, 2023

Mijëra njerëz janë evakuuar nga kufiri verior i Izraelit me Libanit. Lufta Izrael-Hamas ka krijuar pasiguri dhe frikë në shumë vende, ndërsa tensioni është përhapur në shumë nivele. Përveç kësaj, organizata e Hezollahut po ndërmerr sulme, duke u kthyer në një kërcënim për Izraelin.

Ndërkohë sipas një raporti të publikuar nga mediat e huaja, jeta për Izraelitët në kufirin me Libanin tani është kthyer në një makth.

Persona të përfshirë në grupin terrorist të Hamasit kanë thyer gardhin kufitar në Izraelin jugor më  7 tetor, duke vrarë e rrëmbyer njerëz, dhjetëra të tjera janë larguar ndërsa ushtria izraelite ka vendosur, tanke, artileri dhe trupa përgjatë kufirit.



Një shqetësim i madh për ushtrinë dhe vendin e Izraelit është Hezbollahu, i cili ka gati 10 herë më shumë raketa se Hamasi dhe një forcë ushtarake më të madhe dhe më profesionale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!