Janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë tre deputetët demokratë, Samiri Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metalisë. Kjo pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste, lidhur me situatën kaotike të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend me tymueset.
Tymueset, të cilat u ndezën gjatë seancës parlamentare u gjetën në çantat e Hotit dhe Metalisë.
Kujtojmë që tymueset u ndezën në Kuvend nga opozita dhe zgjatën afro 18 minuta. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ju tha opozitarëve që të ndjekin rrugën ligjore për realizimin e kërkesave të tyre, sidomos për komisionet hetimore. Socialistët e zhvilluan seancën plenare me shpejtësi, teksa opozita që kishte propozuar 6 ligjet që ishin në rend dite, nuk mori pjesë në diskutime./abcnews.al