Christian Eriksen mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Danezi, i cili dhuroi asistin e golit të fitores kundër Zvicrës ditën e sotme, pritet të largohet nga Tottenhami në janar.
Mosrinovimi i kontratës që përfundon në verën e ardhshme detyron drejtuesit e klubit anglez ta shesin në dimër. Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munchen kanë shprehur interesimin e tyre dhe po tentojnë të bindin lojtarin në fillim.
Bardhezinjtë italianë e duan me çdo kusht dhe kanë gati një “dhuratë” për Spurs-at. Le10Sport raporton se kampionët e Italisë janë gati të përfshijnë kartonin e Adrien Rabiot në këtë tratativë.
Francezi nuk po përfiton shumë hapësira nga Maurizio Sarri dhe intrigohet nga opsioni Tottenham. Ankandi Eriksen ka nisur dhe gara për shërbimet e tij do të jetë e fortë deri në fund. /abcnews.al