Shkrimtari Ismail Kadare e ka bërë të qartë se nuk është një njeri i apasionuar pas politikes dhe se preferon qe me letersine e tij te jete nje gjykate I saj, megjithate autori i mirenjohur ne disa vende te botes nuk ka qenduruar pa komentuar marrëveshjen e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë mbi emigrantet, ku vendi yne do te vendose disa zona ne dispozicion per pritjen e refugjateve , kamp qe do te menaxhohet nga autoritetet italiane.
Ne nje interviste per gazeten Italiane” La Stampa” Ismail Kadare eshte shprehur se Shqiperia dhe Italia jane dy vende me te bashkuara se kurre.
“Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qendron problemi? Një marrëveshje? “
Kadare ka folur edhe per flukset migratore drejt vendeve te Bashkimit Europian duke e krahasuar unionin 27 anetaresh me nje lagje ku te gjithe duan te jetojne.
“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord.”
Ne intervisten e tij per median Italiane, shkrimtari Ismail Kadare ka deklaruar se ne shqperi endrra liberale nuk eshte shuar kurre, as ne kohen e komunizmit kur Enver Hoxha vrau e burgosi armiqte pa te keq, duke luftuar frymen europiane e duke menduar per sovjetiket./abcnews.al