Me pasaportë false dhe emër të rremë/ Si hyri në Turqi koka e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi

schedule09:43 - 10 Nëntor, 2023

schedule 09:43 - 10 Nëntor, 2023

Detaje të reja janë mësuar lidhur me arrestimin në Stamboll të Dritan Rexhepit, i cilësuar si koka e kartelit të drogës.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit, me pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. ABC News ka siguruar pamje nga arrestimi i Rexhepit nga policia turke.

Nga pamjet, shihet se forca të shumta të policisë kanë shkuar në banesën ku ai fshihej dhe e kanë kapur.

Policia turke ka gjetur dhe sekuestruar në banesë, armë, bizhuteri dhe një sasi parash, të cilat Rexhepi i mbante të fshehura në një kasafortë.

“Dritan Rexhepi konsiderohej edhe si kreu i kartelit më të madh të organizuar nga shqiptarët, kolumbianë, por edhe shtetas të tjerë që akuzohen se sillnin tonelata kokainë nga Ekuadori në drejtim të Evropës. Dritan Rexhepi është arrestuar në orët e para të mëngjesiut në Stamboll. Ka qenë operacionalja e Stambollit që ka realizuar arresitmine  tij. në kuadër të operacionit “Karteli”, për shkak se Rexhepi rezultonte me të kuqe në Interpol, pasi kërkohej nga Interpoli për llogari të Spanjës, Italisë, por edhe Shqipërisë. Sa i përket akuzave, ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje, trafikim droge, rrëmbim i personit, privim i lirisë, dhe falsifikimi  dokimenteve dhe armë e municione luftarake”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!