Afërdita Maliqi: Kurti po tregon mungesë transparence për draftin e asociacionit

schedule23:32 - 9 Nëntor, 2023

schedule 23:32 - 9 Nëntor, 2023

PRISHTINË- Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi, tha se qeveria e Albin Kurtit ka treguar mungesë të theksuar transparence për draftin e asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Gjatë një  interviste për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi foli edhe për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe veçanërisht u ndal tek marrëdhënia mes dy kryeministrave, e cila shpeshherë ka pasur dritë-hijet e veta, ose të paktën kështu është dukur në publik, nisur dhe nga veprimet e “ftohta” mes Kurtit dhe Ramës.

Sipas saj, në Kosovë, opinioni publik është i ndarë kur vjen puna për rolin që ka luajtur kryeministri Edi Rama, pavarësisht se sipas Krasniqit Shqipëria ka bërë maksimumin për të mbrojtur Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.

“Nuk kemi parë ndonjë draft, por mos-transparencë të qeverisë së Albin Kurti. Ne të gjithë jemi dëshmitarët, që raportet me Kurti dhe Ramës nuk janë të mirë, jo tani, por datojnë edhe me herët që kur ka ardhur Kurti në qeveri. Çfarëdo që vjen nga Rama nuk i përshtatet Kurtit për shkak të inateve personale, që më shumë e ka kryeministri ynë për Ramën. Qeveria shqiptare ka folur për Kosovën, e ka mbështet Kosovën, aty ku Kosova nuk ka pasur mundësi pasi nuk është anëtare në disa mekanizma ndërkombëtarë ku është Shqipëria”, tha ajo.

Ajo tha se Kurti po e zvarrit çështjen e asociacionit dhe këtë ë bën për të blerë kohë.

“Kurti ishte kontrovers kur raportoi në Kuvend për draftin. Ai po mundohet të marrë kohë dhe të zvarrisë çështjen e asociacionit”, tha ajo./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!