Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së në një aksident automobilistik. Përplasja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia të një burri të dyshuar si trafikant.
Shoferi që shkaktoi aksidentin fatal po transportonte pesë emigrantë pa dokumente dhe u përpoq të shpëtonte nga policia pranë qytetit të Batesville, rreth 100 kilometra nga kufiri me Meksikën.
Teksa tentoi të parakalonte, ai është përplasur me një makinë tjetër, për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pasagjerët. I dyshuari dhe pesë pasagjerët e tij, emigrantë nga Hondurasi, vdiqën gjithashtu.
Që kur Joe Biden mori presidencën e SHBA-së, autoritetet amerikane kanë kryer rreth gjashtë milionë deportime përgjatë kufirit jugor me Meksikën./abcnews.al
NEW: 11/8, @TxDPS is investigating a two-vehicle fatal crash on US 57 near Batesville. The driver in a Honda passenger car from Houston suspected of human smuggling was evading from Zavala COSO when the driver passed an 18-wheeler in a no-passing zone. The driver drove head-on… pic.twitter.com/KdxZ7wmvkk
— Chris Olivarez (@LtChrisOlivarez) November 8, 2023