Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, Treska: Të kryhen kontrolle periodike nga institucionet. Prindërit të mos hezitojnë për denoncime

schedule18:26 - 9 Nëntor, 2023

schedule 18:26 - 9 Nëntor, 2023

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska foli në “Special Report” në ABC për situatën që tronditi opinionin publik, dhunimin e 3-vjeçares nga edukatorja.

Gjatë kësaj interviste, Treska tha se ky rast nuk është i veçuar, pasi janë raste të përsëritura. Ndërsa bëri thirrje që institucionet të reagojnë, por apeloi që edhe prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ekzistojnë të denoncojnë.

“Është një rast që ka tronditur të gjithë opinionin publik, nuk është i veçuar. Pra janë raste të përsëritura. I bëj thirrje të gjithë prindërve t’i çojnë denoncimet deri në fund. Është nga ato raste që na bën të gjithëve të ndihemi keq. E gjithë vëmendja e institucioneve, e shtetit,  por edhe prindërit duhet të të tregohen të kujdesshëm. Secili nga ne duhet të bëjë pak më shumë në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo theksoi se duhet treguar një vëmendje shumë e madhe edhe për mënyrën se punësohen edukatoret dhe vlerësimet të mos mbeten tek ato fillestaret, por të vijojë. Po ashtu bëri me dije që duhet të ketë edhe kontrolle nga institucionet, pra duhet të ketë kontrolle periodike për të parandaluara situata të tilla.

“Ne theksojmë se duhen bërë vlerësime të individëve përpara se të punësohen në kopshte private, por edhe shtetërore dhe jo vetëm vlerësime fillestare, por edhe gjatë kohës. Pra gjithë ky stresi që ne përjetojmë duhet menaxhuar nga institucionet. Rastet shpesh i referohen institucioneve jopublike, nuk dua të stigmatizoj, por kemi pasur raste të shtuara. Pasi ka institucione që jo vetëm nuk kontrollohen, por ka nga ato që nuk janë as të licensuara. Pra ka një zinxhir të tërë, që duhet të ishin treguar të vëmendshëm”, tha ndër të tjera.

Gjithashtu presidentja e Urdhrit të Psikologut, komentoi edhe rastin tragjik të foshnjës që humbi jetën pasi u braktis i sapolindur nga lindur nga 30-vjeçarja në një bodrum.

“Të gjitha kanë një emërues të përbashkët, nëna që nuk referojnë shtatzëni të tyre sepse ndihen të paragjykuar. Nëse do të ishim më të lirshëm si shoqëri, ndoshta raste të tilla vërtet mund të frenoheshin në kohë. Por të mos harrojmë sepse mund të ketë edhe problematika të shëndetit mendor të nënës./abcnews.al/