Mourinho do 3 pikët në Çeki, publikohen formacionet e sfidës Slavia Prague-Roma

schedule17:56 - 9 Nëntor, 2023

schedule 17:56 - 9 Nëntor, 2023

“Verdhekuqtë” e Roma-s do të përballen në orën 18:45, në transfertën e “Fortuna Arena”, me vendasit e Slavia Prague, në përballjen e vlefshme për raundin e 4-të të fazës së grupeve të UEFA Europa League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Jindrich Trpisovsky i ka rreshtuar djemtë e tij me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Mandous e para tij Holes, Ogbu e Masopust. Në mesfushës janë Boril, Dorley, Zafeiris e Doudera, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Provod, Chytil e Jurecka.

Në krahun tjetër, tekniku Jose Mourinho i ka pozicionuar në fushë “gladiatorët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Svilar. Në krahët e mbrojtjes jaën Celik e Mancini, me qendrën që mbulohet nga Llorente e Ndicka. Në mesfushë janë pozicionuar Bove, Paredes e Aouar, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Belotti, El Shaarawy e Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al 

Fomracionet zyrtare: