Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të përjashtohet nga PSE”/ Rama replikon me demokratët e Italisë: Po merrem me Lindjen e Mesme

schedule15:40 - 9 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 9 Nëntor, 2023

Kundërshtarët politikë të Giorgia Melonit janë të zemëruar për marrëveshjen që ajo arriti me Shqipërinë për emigrantët, aq sa janë të gatshëm të ndëshkojnë Edi Ramën.

Përpjekjet e para kanë filluar, me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike, e cila kërkoi që Partia Socialiste e Shqipërisë të përjashtohet nga familja e Partive Socialiste Europiane, e njohur si PSE.

Njoftimi është bërë në median italiane La Republica përmes sekretarit për marrëdhëniet me jashtë i PDI-së, Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës, partia e të cilit e ka dënuar me forcë këtë marëveshje që shkel të drejtat në mënyrë kolektive duke theksuar se Meloni ka në Evropë vetëm miq ekstemistë nacionalistë.

Forumi socialist është duke zhvilluar një takim dy ditor në Malaga, ku demokratët e majtë italianë thonë se do të kërkojnë përjashtimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. megjithëkëtë, kjo kërkesë nuk mjafton dhe familja e partive të majta të Evropës i merr vendimet me shumicë.

Edi Rama u shfaq i qetë pas këtyre zërave, duke deklaruar se vetë Partia Demokratike Italiane e kishte mohuar një gjë të tillë. Duke i njësuar demokratët e Italisë me ata të Shqipërisë, kryeministri mbron marrëveshjen që firmosi me Melonin.

“Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Kur askush në Evropë nuk duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë.  Nëse kjo nuk është majtas në Itali, s’ka rëndësi, duket se nuk është as djathtas në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.”, shprehet ai.

Rama shpreh keqardhje që nuk mund të takohet me miqtë e tij italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse ndodhet në Forumin e Paqes në Paris,  nga ku shpresonte që diskutimi për çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit të marrë një përgjigje serioze.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!