Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së ka deklaruar se për marrëveshjen që ka firmosur Shqipëria me Italinë për pranimin refugjatëve, është informuar, por nuk është konsultuar për memorandumin e vërtetimit.
Ai ka theksuar se për momentin do të ishte e parakohshme që të japim vlerësime për dokumentin, pasi ka detaje që duhen verifikuar në ligj.
Sipas Sorecës, BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë se çështjet e menaxhimit të emigracionit me vendet e tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit BE dhe konventave ndërkombëtare.
“Më lejoni të vlerësojë që Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar për memorandumin e vërtetimit. Për këtë arsye ne kemi marrë tekstin vetëm dy ditë më parë dhe për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët dhe këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen verifikuar në ligj. Për momentin do të ishte e parakohshme që të japim vlerësime për dokumentin se ato kanë vlerë më shumë politike dhe jo domosdoshmërisht ligjore. Në çdo rast, BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë se çështjet e menaxhimit të emigracionit me vendet e tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit BE dhe konventave ndërkombëtare”, tha ai./abcnews.al