Gjeorgjia dhe Irlanda ishin kombëtaret e para që zbritën në fushë ditën e sotme. Përballja ishte tepër e rëndësishme për të dy ekipet.
Vendasit tentonin një fitore për t’u afruar me dy vendet e parë, ndërsa ishullorët synonin suksesin për t’u konfirmuar në vendin e parë të grupit D.
Ndeshja u karakterizua nga kujdesi i madh, gabimet e shumta dhe mungesa e rasteve. Goli nuk pati dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. Ky barazim mban Irlandën në vend të parë me 12 pikë, ndërsa gjeorgjianët numërojnë vetëm pesë pikë. /abcnews.al
Gjeorgji – Irlandë 0-0