GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha për shuarjen e masës “Detyrim paraqitje” si edhe kërkesën përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Avokati Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat u shpreh se nga ana e gjykatës është bërë shkelje.
“Bëmë kërkesat tona. Gjykata rikonfirmoi shkeljen që ka bërë. Pamë një prokurori të lajthitur dhe një gjykatë të çoroditur që nuk pranon asnjë kërkesë. E dyta kërkesë dhe ka një reagim të ftohtë. Kjo seancë dokumentoi shkeljen e radhës së gjykatë.”, tha ai. /abcnews.al/