Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur këtë të mërkurë në bodrumin e pallatit Nela 6 në Yzberisht.
ABC News ka siguruar pamje nga bodrumi, ku ishte lënë e braktisur foshnja.
Mësohet se denoncimi për foshnjën e barktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qënë në garazhd duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishtë një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nesë ishtë në jete apo ajo. Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.
“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po verifikohen kamerat e sigurise si jashtë dhe brenda garazhdit./abcnews.al