Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. 28 vjeçari kërkohej nga shteti italian si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve. Glorildo Halili u lokalizua në lagjen nr. 13.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali./abcnews.al