Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili la të kuptohet se ushtria izraelite do të vazhdojë të kontrollojë zonën edhe pas përfundimit të operacionit në Gaza.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha në CNN This Morning se “presidenti ende beson se riokupimi i Gazës nga forcat izraelite nuk është një hap i mirë. Nuk është e mirë për Izraelin. Nuk është mirë për popullin izraelit”.
Një nga diskutimet që ministri Anthony Blinken pati gjatë turneut të tij në rajon ishte se si do të duket Gaza pas konfliktit. Si do të jetë qeverisja në Gaza? Sepse sido që të jetë, nuk mund të jetë ajo që ishte në 6 tetor. Nuk mund të jetë Hamasi, shtoi ai.
Paralajmërimi nga Shtëpia e Bardhë vjen pasi Netanyahu i tha ABC News të hënën se Gaza duhet të udhëhiqet nga “ata që nuk duan të vazhdojnë rrugën e Hamasit “, duke shtuar: “Unë mendoj se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për një periudhë të pacaktuar kohe, sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë.”