Tregtia midis Turqisë dhe Izraelit është përgjysmuar që nga fillimi i luftës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ministrit turk të tregtisë, Omer Bolat.
Bolat i bëri komentet gjatë një vizite zyrtare në Kuvajt, shkruan Al Jazeera.
Të shtunën, Turqia tha se kishte tërhequr ambasadorin e saj në Izrael për konsultime lidhur me bombardimet e vazhdueshme të Izraelit ndaj civilëve në Rripin e Gazës dhe përkeqësimin e situatës humanitare në enklavën e rrethuar.
Muajin e kaluar, diplomatët izraelitë ishin larguar nga Turqia për arsye sigurie pasi shumë demonstrata pro-palestineze shpërthyen në të gjithë vendin. Ministria e saj e Punëve të Jashtme më vonë tha se kishte tërhequr diplomatët për të vlerësuar gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe./abcnews.al