Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beleri kërkon leje për të bërë betimin, Gjykata e Lartë vendos që kërkesa të shqyrtohet nga GJKKO

schedule13:48 - 7 Nëntor, 2023

schedule 13:48 - 7 Nëntor, 2023

Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin. Gazetari Ermal Vija raporton se vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës. Më herët, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.

Sakaq, seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme po mbahet me dyer të mbyllura për shkak se do të pyetet dëshmitari Arsen Rama, i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!