Gjermania vendos masa të rrepta për të frenuar numrin e madh të emigrantëve

schedule12:43 - 7 Nëntor, 2023

schedule 12:43 - 7 Nëntor, 2023

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe 16 guvernatorët shtetërorë kanë arritur pajtim për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani.

Scholz dhe guvernatorët shtetërorë arritën kompromis mëngjesin e së martës për këtë çështje, e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë dhe temë e nxehtë për shoqërinë, shkruan REL.

Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks.

Duke folur të martën në mëngjes, pas një takimi të mbrëmshëm që zgjati disa orë, Scholz e cilësoi marrëveshjen si “moment historik”, gjë që tregon se sa barrë e madhe ishte bërë kjo çështje për Qeverinë e tij.

Qeveritë shtetërore dhe ajo federale u pajtuan ta ndryshojnë sistemin e financimit të kostos për azilkërkuesit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, Qeveria federale do ta paguajë një shumë vjetore prej 7.500 eurove për çdo azilkërkues dhe jo më një shumë të përgjithshme vjetore prej 3.7 miliardë eurosh për ta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!