Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë pasur “asnjë kontakt” me Pallatin Buckingham në lidhje me një ftesë për festën e ditëlindjes së Mbretit Karli III më 14 nëntor, tha zëdhënësi i tyre për Daily Mail.
Vihet re se një burim në Sunday Times në fundjavë kishte thënë se Mbreti Karli III do të festojë ditëlindjen e tij të 75-të javën e ardhshme në Clarence House, por djali i tij më i vogël “nuk do të udhëtojë nga Kalifornia”, ku u zhvendos në vitin 2020 me gruan e tij, pasi familja e tyre në Londër refuzuan ftesën.
Harry and Meghan insist Charles snubbed THEM over his 75th birthday bash: Couple’s spokesperson says they had ‘no contact’ from Buckingham Palace and pals say they were totally unaware of ANY party plans for the King – after claims they refused to attend https://t.co/2FK8pAl2pQ pic.twitter.com/qlx2hAtDHH
— Daily Mail Online (@MailOnline) November 6, 2023
“Nuk ka pasur asnjë kontakt në lidhje me një ftesë për ditëlindjen e ardhshme të Madhërisë së Tij. Është zhgënjyese që Sunday Times e ka raportuar keq këtë lajm”, tha zëdhënësi i Sussex.
Përçarja midis Princit Harry dhe familjes së tij është thelluar që nga publikimi i kujtimeve të tij, ‘Spare’, në fillim të këtij viti. Megjithatë, Duka i Sussex-it udhëtoi në MB në maj për të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij pa gruan e tij, e cila mbeti në Kaliforni.
Zëdhënësi mohoi gjithashtu raportet se Meghan Markle po i rikthehet aktrimit./abcnews.al