Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia: Deklarata e ministrit izraelit për një sulm bërthamor në Gaza ngre shumë pikëpyetje

schedule10:44 - 7 Nëntor, 2023

schedule 10:44 - 7 Nëntor, 2023

Ministria e Jashtme ruse theksoi të martën se deklarata e ministrit izraelit për një sulm bërthamore në Gaza ngre një numër të madh pyetjesh. Ministri i Trashëgimisë Kulturore, Amihai Eligiahou, i pyetur në një intervistë nëse një bombë atomike duhet të hidhet në enklavën palestineze, tha: “Është një nga mundësitë”.

Të dielën, kryeministri Benjamin Netanyahu pezulloi Eliyahun, i cili i përket një partie të koalicionit qeverisës të ekstremit të djathtë, nga mbledhjet e qeverisë “deri në një njoftim tjetër”. Deklarata për përdorimin bërthamor “ngre një numër të madh pyetjesh”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Ajo tha se çështja kryesore është se Izraeli dukej se pranoi se kishte armë bërthamore. Edhe pse Izraeli zyrtarisht nuk e pranon posedimin e armëve bërthamore, Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se vendi posedon rreth 90 koka bërthamore.

“Pyetja numër një,” vëren Maria Zakharova, “a duket sikur po dëgjojmë deklarata zyrtare për praninë e armëve bërthamore?” Nëse po, shtoi ajo, “atëherë ku janë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe inspektorët ndërkombëtarë bërthamorë?”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!