Kriza e emigrantëve në Europë, BBC: Italia do të ndërtojë qendra për refugjatët në Shqipëri

schedule21:44 - 6 Nëntor, 2023

schedule 21:44 - 6 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Itali ku u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në konferencën e përbashkët u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjes, ku edhe u njoftua se në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët që zbresin në brigjet italiane për të hyrë në Europë.

Ky lajm ka marrë edhe vëmendjen e BBC-së, pasi i ka kushtuar një artikull vizitës së kryeministrit Rama në Itali dhe planeve për pritjen e emigrantëve, për të cilët u tha se do të rrinë përkohësisht në Shëngjin dhe se Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes së qendrës.

Artikulli i BBC:

Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur dhjetëra mijëra emigrantë. Lajmi u konfirmua nga kryeministria Meloni e cila bëri të ditur planin nëë konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Meloni tha se qendrat do të përhapen në pranverën e ardhshme  dhe do të jenë në gjendje të presin deri në 36, 000 njerëz në vit.

Plani do të zbatohet për emigrantët e shpëtuar në det nga anijet italiane.

Emigrantët do të qëndrojnë në qendra, ndërsa Italia shqyrton kërkesat e tyre për azil, tha Meloni, duke shtuar se plani nuk do të zbatohet për gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit në nevojë.

Ajo tha se strukturat të cilat do të ndërtohen me shpenzimet e Italisë do të jenë në gjendje të strehojnë 3,000 njerëz çdo muaj, për kohën e nevojshme për të përpunuar shpejt kërkesat për azil dhe, nëse është e nevojshme, për riatdhesim.

Qendrat do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjaderit. Personeli i sigurisë dhe oficerët e policisë do të sigurohen nga Shqipëria.

“Megjithëse Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE-së, ajo tashmë po sillet si një e tillë. Shqipëria është një vend europian dhe shprehu mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në BE”, tha ndër të tjera Meloni.

Nga ana e tij kryeministri Rama u shpreh: “Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”.

Por politikanë të opozitës në Shqipëri dhe në Itali e kanë kritikuar këtë marrëveshje.

Sipas kreut të partisë liberale italiane, Riccardo Magi, qendrat do të ishin si “një lloj Guantanamo italiane”.

Meloni, e cila kryeson partinë e krahut të djathtë, nacionalist Vëllezërit e Italisë, që kur u bë kryeministre, ka njoftuar një sërë ndërhyrjesh për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm, duke përfshirë ndalimin e migrantëve të parregullt. Megjithatë, më shumë se 145,000 emigrantë kanë hyrë në Itali këtë vit, 52,000 më shumë se e njëjta periudhë në 2021. Në prill, ministrat italianë shpallën një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në përgjigje të rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!