Huthët e Jemenit lëshuan sot dronë të tjerë kundër objektivave “të ndjeshme” brenda Izraelit, sipas një deklarate të lëshuar nga forcat e armatosura rebele shiite dhe të transmetuar nga kanali televiziv Al Masirah.
Në këtë njoftim thuhet se objektivat e dronëve ishin “të shumëllojshëm dhe të ndjeshëm”. Sulmi ndaloi aktivitetin në bazat dhe fushat ajrore të synuara “për orë të tëra”.