Ka Sylvinho një ‘të preferuar’ në Kombëtare, apo një opsion të tretë në portë? Trajneri i tregon të gjitha në Real Story

schedule20:44 - 6 Nëntor, 2023

schedule 20:44 - 6 Nëntor, 2023

Në intervistën me gazetarin Sokol Balla në “Real Story” trajneri Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, thotë se ka disa lojtarë në fushë, të cilët e përcjellin shpejt mesazhin e trajnerit tek futbollistët e tjerë. Me një gjuhë të kujdesshme dhe “diplomaci sportive” trajneri tha se janë disa futbollistë që e bëjnë këtë, por nuk përmendi emra. Ai e veçon klimën që ekziston mes lojtarëve të kombëtares, të cilën e cilësoi si shumë e mirë.

“Po është dhe nuk është një, por janë shumë që komunikojnë me njëri-tjetrin qoftë edhe gjatë stërvitjes flasin diskutojnë organizohen, shkëmbejnë mendimin, kemi shumë lojtarë. Kjo gjeneratë flet më pak, janë pak më shumë hi tech, por kemi një raport shumë të mirë me të gjithë. Të gjithë kanë një formë të shprehuri. Është e vërtetë se njëri di më shumë se tjetri, Hysaj, Ramadani, mbase me shumë të tjerët janë mbase më shumë introvers, por edhe gjatë lojës në fushë komunikojnë shumë. Ne i shtyjmë që ata të japin me shumë dhe kjo i shtyn i bën mirë skuadrës, ” tha ai.

Ai foli dhe për portën dhe çfarë planesh ka përtej dyshesh, tashmë së afirmuar Berisha dhe Strakosha.

“Ne kemi dy portierë shumë të fortë, kemi besim te të dy, si te Berisha edhe te Strakosha, kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm. Berisha ka më shumë se 75 ndeshje me Kombëtaren, Strakosha 35. Kemi shumë besim te të dy, po bëjnë punë shumë të mirë. Ne monitorojmë vazhdimisht lojtarë të rinj, kjo është puna e një Kombëtare. Nuk ia mbyllim derën askujt, i vëzhgojmë lojtarët iu shkojmë nga pas. Është e vërtetë që në nëntor kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Shkojmë me këtë grup sepse prej 9 muajsh punojmë bashkë. Nuk kemi kohë për të ndryshuar, jemi shumë të kënaqur, por lojtarët janë ata që japin përgjigjen dhe ne nuk ia mbyllim derën askujt. Kjo është puna që bëhet në një kombëtare.” -theksoi ai.