Vetëm gjatë 72 orëve të fundit 9 gra janë pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje pasi janë dhunuar nga familjarët apo partnerët e tyre.
Duke iu referuar statistikave vetem muajin e kaluar jane referuar prane organeve ligjzbatuese 26 raste te dhunes ne familje, dhe te gjitha viktimat e dhunes jane pajisur me urdhera mbrojtje.
Per avokatin Esmerald Xhafa, ky fenomen qe ka marre shifra te frikshme, nuk eshte nje çeshtje ligjore, pasi ligji e mbron viktimen.
Per avokatin problemi qendron tek funksionimi insntitucioneve, te cilat i ngarkon ky ligj, ku nje rol te vecante kane bashkite, kryesisht ne sistemimin e viktimave te dhunes.
Në jo pak raste urdhri nuk mbron. Pak kohë më parë në Korcë dy gra që ishin pajisur disa herë me urdhër mbrojtjeje mbetën viktimë e dhunës së partnerëve të tyre./abcnews.al