Roma, Mourinho: Dybala nuk kishte besim të gjuante penalltinë, Lukaku është shumë emocional

schedule15:55 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:55 - 6 Nëntor, 2023

Pas fitores 2-1 ndaj Lecces në çastet e fundit të sfidës, Jose Mourinho ka sqaruar rastin e penalltisë së humbur nga Lukaku në minutën e pestë. Portugezi theksoi se Dybala nuk donte ta gjuante penalltinë, pasi nuk kishte besim, ndërsa u shpreh se Lukaku është tepër emocional.

“Nuk më vjen keq kur humbin penallti, pasi është normale që dikush që gjuan shpesh penallti edhe t’i humbasë në disa raste. Dybala nuk kishte besim, nuk donte ta gjuante penalltinë për shkak të ligamentit të tij, por Lukaku është një djalë emocional dhe kur gabon e vuan shumë.

Te rasti i golit ai nuk mund të bënte më mirë se aq dhe tani mund të flejë pak më i qetë, pasi është një person me zemër të madhe, shumë i ndjeshëm dhe emocional. Kur humbet penalltinë, i qan zemra, i qan shpirti”, është shprehur Mourinho./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!