Kompanitë energjetike të BE-së i janë drejtuar Ukrainës, pasi vendi i shkatërruar nga lufta ka hapësirë të mjaftueshme në rezervuarët e tij për gaz natyror, ndërsa hapësira përkatëse në magazinat e BE-së është shterur.
Në frikën e mungesës së energjisë, vendet anëtare të BE-së nxituan të sigurojnë me kohë furnizim të madh me karburant dhe kanë grumbulluar aq shumë gaz natyror sa rezervuarët e tyre tani janë të mbushur 99%.
Me fjalë të tjera, janë qartësisht mbi objektivin prej 90% të vendosur nga Brukseli për këtë periudhë të vitit.
Ndërkohë, Ukraina ka rezervuarët më të mëdhenj në Europë dhe mund të ruajë gazin e tepërt të kompanive europiane. Rezultati është se Ukraina ka grumbulluar aktualisht vëllimin më të madh të karburantit që ka regjistruar që kur Rusia pushtoi territorin e saj në shkurt 2022, raporton abcnews.al.
Rezervuarët e Ukrainës përmbajnë kështu më shumë se 2 miliardë metra kub gaz natyror që i përket kompanive të BE-së, sipas llogaritjeve të energjetikës shtetërore të Ukrainës Naftogaz.
Kompania ka vënë në dispozicion të subjekteve të huaja gjithsej 10 miliardë metra katrorë hapësirë për gazin natyror, që i përgjigjet 1/3 e kapacitetit të përgjithshëm të rezervuarëve të tij, raporton abcnews.al.
Dhe Britania ka arritur të mbushë rezervuarët e saj, të cilët aktualisht janë plot 95%. Rezultati është se Europa është padyshim më pak e cenueshme për sa i përket energjisë, duke hedhur poshtë frikën e vitit të kaluar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë se këtë vjeshtë rezervuarët e BE-së nuk do të ishin të mjaftueshëm.
Duke folur për Financial Times, Natasha Fielding, theksoi se “ka qartësisht më pak rrezik që Europa të përballet me mungesë gazi këtë vit dhe nuk ka gjasa që të ketë probleme të njëkohshme furnizimi për një kohë të gjatë”.
Përveç kësaj, disa kompani europiane po paguajnë shuma edhe për cisternat që transportojnë gaz natyror të lëngshëm ( LNG ), në mënyrë që të funksionojnë si “magazina lundruese” dhe t’u ofrojnë atyre më shumë kapacitet për karburant.
/abcnews.al