“Astrologjia është pseudoshkencë”, astrofizikanti shqiptar në Kanada tregon ndryshimin nga astronomia

schedule09:57 - 6 Nëntor, 2023

schedule 09:57 - 6 Nëntor, 2023

Astrofizikanti shqiptar në Kanada, Erald Buneci ka zbuluar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, se nga ndryshon shkenca e astronomisë, nga astrologjia.

Ai ka theskuar se atrologjia ka thjesht përcaktime fiktive të personave që merren me pozicionet e planeteve që ndodhen në një pozicion të caktuar në qiell.

Sipas Bunecit, kjo e fundit konsiderohet si pseudoshkencë, nuk është reale, thjesht janë mendimet e njerëzve.

“Ndryshimi është 100%. Jam komplet të kundërtat e njëra-tjetrës. Astronomia merret me ligjet e natyrës, me anë të vrojtimeve, me anë të ligjeve fizike, me metoda matematikore, kërkon që të gjej të panjohurat e universit. Ndërsa, astrologjia janë thjesht përcaktime fiktive të personave që merren me pozicionet e planeteve që ndodhen në një pozicion të caktuar në qiell, të hënës, të diellit dhe tentojnë të bëjnë parashikime mbi natyrën e njeriut, për kushtet, për karakterin, për gjëra që nuk kanë lidhje reale. Ajo quhet si pseudoshkencë. Nuk është reale apo e vërtetë, thjesht janë mendimet e njerëzve që përcaktojnë diçka jo logjike”, u shpreh ai./abcnews.al