Fetah Osmani është një rreshter dhe bën pjesë në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai është bërë shumë i njohur në rrjet, pasi sytë e tij janë cilësuar si “sytë shqiponjë”. Osmani ka një shenjestër shumë të mprehtë për qitje. Madje, një video e tij ka marrë 20 milionë klikime.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se prej 13 vitesh është pjesë e forcave të armatosura dhe i duhen vetëm 0.6 sekonda për ta mbushur armën. Sakaq, Osmani ka zbuluar se synimin e radhës ka të kap një distancë prej 110 metrash.
“U bë gati 13 vite që bëj qitje. Kam bërë stërvitje të rregullta dhe normal që vazhdoj bëj se ia arrij qëllimit. Nëse nuk bëj, do ulem si rezultat.
Unë jam pjesëtar i Forcave dhe bëj stërvitje, por këtë pjesën e kam dhe si pasion që te poligonët privat apo dhe vendet e tjera që janë të licensuara nga shteti. Bëj qitje me armë të gjata, por më shumë merrem me pistoleta. Shenjestrën më të saktë e kam te pistoleta. Bëj qitje me distanca të ndryshme me pistoletë.
Realisht, synimin e radhës e kam të kap një distancë prej 110 metrash. Koha më e fundit për ta nxjerr armën nga kllefi dhe ta mbush armën ka qene 0.6 sekonda.
E vetmja arsye që stërvitem përveç pasionit që kam, është t’i shërbej shtetit tim, kombit tim”, u shpreh Osmani./abcnews.al